24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Bajerni mposht Hertën dhe barazon Dortmundin

spot_img

Bayerni i Mynihut ka shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Hertha Berlinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Bundesliga.

Skuadra e Niko Kovacit ka vazhduar serinë pozitive në kampionat duke shënuar edhe fitoren e tretë radhazi. Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mira të vendasve, por pa arritur të gjejnë golin asnjëra skuadër.

Në fakt mysafirët shënuan në minutën e 12-të me anë të Davie Selke, por goli u anulua si i parregullt, ndërsa Bayerni tentoi pa sukses me anë të Joshua Kimmich (15′).

Në pjesën e dytë, Bavarezët shtuan edhe më shumë dominimin dhe arritën të gjejnë edhe golin. Zhvillohej minuta e 62-të e ndeshjes kur Javi Martinez shënoi për 1-0 pas asistimit të James Rodriguez./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat