30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Bajerni nxjerr në shitje Boatengun

spot_img

Jerome Boateng po i kalon muajt e fundit si futbollist i gjigantit gjerman Bayern Munich.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë e ka nxjerrë në shitje qendërmbrojtësin gjerman. Ardhja e Niklas Sule por edhe e Benjamin Pavard në verë ka bërë që bavarezët mos të llogarisin në shërbimet e Boatengut.

30-vjeçari është pjesë e Bayernit që nga viti 2011 kur iu bashkua nga skuadra angleze Manchester City.

Bavarezët janë gati ta lënë të lirë yllin e tyre për një shumë prej 30 milionë eurove. Mediat gjermane kanë raportuar se e ardhmja e qendërmbrojtësit mund të jetë në kampionatin anglez.

Arsenal, Liverpool e Chelsea janë skuadrat që kanë shprehur interesim për shërbimet e Boatengut. Por reprezentuesi i Gjermanisë mund të vazhdoj edhe në Bundesliga pasi skuadrat si Schalke 04, Bayer Leverkusen e RB Leipzig janë interesuar për të. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat