fbpx

Bajernit i mjaftojnë dy minuta

Me gola të Javi Martinez dhe Robert Lewandowski, Bayern Munchen mposhti AEK-un e Athinës në Greqi dhe tashmë udhëheq grupin E të Champions League.

Bayern Munchen ka fituar 2-0 në Athinë ndaj vendasve të AEK-ut, në ndeshjen e vlefshme për grupin E të Champions League.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë shënuan dy herë brenda dy minutash me Javi Martinez dhe Robert Lewandowski (61′ dhe 63′) për të marrë 3 pikë, falë të cilave kryesojnë grupin me 7 pikë.

Në grupin E bëjnë pjesë edhe Ajax dhe Benfica.

Në ndeshjen tjetër të Champions League të luajtur pasdite, Valencia nuk shkoi dot më shumë sesa barazimi 1-1 me Young Boys në Zvicër.

Lër një koment