fbpx

Balili në polici/ SHBA: Po tani kush e ka radhën?

download-5.png

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas ndalimit të Klement Balilit.

Ambasada ka përshëndetur ndalimin e tij.

“?? | Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjencitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE. Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar. #KushEKaRradhën”, shkruan ambasada e SHBA në Facebook.

Kujtojmë se Balili ka qenë një prej të shumëkërkuarve, të cilin amerikanët kërkonin me ngulm  që të arrestohej. /Real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303