fbpx

Balina Bodinaku flet sërish për përplasjen me Beatrix-ën: Dua ta shikoj jashtë kësaj…

pjimage-59.jpg

Së fundmi Balina Bodinaku ka folur për përplasjen virtuale që pati me Beatrix Ramosaj.

Balina publikoi disa mesazhe, ku thuhej se Trixa kishte shkuar në Dubai me të dashurin.

Ndër të tjera ajo u shpreh se nuk ka pasur asnjë komunikim me Trixën ndërsa shtoi se nuk ka ndonjë gjë për t’i thënë këngëtares.

“Jo nuk kam pasur asnjë komunikim me Beatrix-ën dhe as ajo nuk ka komunikuar me mua. Edhe mesazhet që dolën nuk ishte një komunikim me Beatrix-ën. Sigurisht që unë do kisha pritur fillimisht që të kishte patur një komunikim me mua personalisht. Dua ta shikoj Beatrix-ën jashtë kësaj gjëje.

Në të njëjtën mënyrë siç më ka implikuar mua e ka implikuar dhe atë. Megjithatë unë nuk kam pasur një komunikim me Trixën. Nëse ajo do ta donte pse jo, por në këtë pikë gjërat që kisha për t’i thënë ia kam thënë. Besoj se edhe ajo vetë e ka kuptuar që ka qenë një situatë më shumë e stisur sesa ç’duhet.”, tha Balina.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303