fbpx

Balla e zbulon: Ja pse duhet që PS të marrë një tjetër mandat

balla-1.jpg

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi sot nga Elbasani se do punohet fortë që PS të fitojë zgjedhjet e 25 prillit.

 “Unë nuk kam dyshim që ne, jo vetëm do t’i marrim 8 mandate në Elbasan, por duhet t’i vëmë objektivin vetes për të luftuar për mandatin e 9. Është e turpshme ajo që po ndodh që Ilir Meta bën menaxherin e kompanisë duke shkuar si President për të kërkuar vota. LSI këtu në Elbasan nuk ka asnjë arsye për t’u kërkuar votën qytetarëve.

Vota për PS është një votë për të ndarë përfundimisht të mirën nga e keqja. E keqja e këtij vendi në këto 30 vite është kthyer në 4 emra: Ilir Meta, Sali Berisha, Monika Kryemadhi dhe Luli.

Detyra jonë sot është t’i japim Edi Ramës, Kryeministrit tonë, jo vetëm mandatin e tretë, por ajo që Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi tha dje në Fier, vlen shumë e thënë nga goja e Gramoz Ruçit, sepse në fund të fundit, ajo që duhet të plotësojë sot një kandidat për Kryeministër është të ketë ambicien, vizionin dhe energjitë. Të gjithë shqiptarët sot, në shumicë, nuk gjejnë dot një kandidat tjetër që mund të rivalizonte Edi Ramën në këto tre kritere.

Të vesh në peshore Edin me Lulin apo Metën, nuk ka peshore që mund t’i masë. Zgjedhjet e 25 Prillit janë të rëndësishme për të caktuar se si do të jetë Shqipëria në 10 vjeçarin që kemi filluar.”, deklaroi Balla.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303