fbpx

Balla flet për zgjedhjet lokale dhe tryezën e dialogut me opozitën

Balla-PS-1-675x450.jpeg

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur ditën e sotme për zgjedhjet lokale, si dhe ftesën e Metës për të iniciuar një tryezë politike mes opozitës dhe mazhorancës.

Në lidhje me zgjedhjet lokale, balla ka thënë se edhe këtë herë PS do të triumfojë.

“Në respekt të afateve të përcaktuara nga Kodi zgjedhor sot kemi përmbyllur me 23 parti një marrëveshje për krijimin e ASHE. Kemi ruajtur të njëjtin emër të koalicionit me të cilin kemi fituar zgjedhjet e 2013, 2015, 2017 dhe më të cilin do fitojmë edhe zgjedhjet e 2019 në të gjitha bashkitë e vendit. Kjo Aleancë është gjysma e partive që marrin pjesë në zgjedhje”, u shpreh Balla.

Lidhur me tryezën politike, ai thotë se nuk ka negociata me askënd mbi kurrizin e Kushtetutës./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303