Balla në Kuvend, i prerë: Miratoni aktet e qeverisë për të prekurit e tërmetit, boll u morët me…

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla foli mbi përpjekjet e qeverisë për të menaxhuar situatën dhe për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti tragjik.

Balla kërkoi që opozita të mos merret me PPP, që edhe ato kanë një përfitim sipas tij, por të angazhohet të ndihmojë shqiptarët. dhe kuvendi të miratojë sot aktin normativ të qeverisë mbi buxhetin.

‘Tërmeti i tmerrshëm që goditi Shqipërinë e që fatkeqësisht u shoqërua me një bilanc tragjik, kishim viktima.

Dhe qeveria nuk po rri. Për ata që ende nuk e dinë, 29 të lënduar po marrin një kujdes të veçantë dhe janë nën mbikqyrjen e bluzave të bardha, 3 janë dërguar jashtë për një mjekim më të specializuar.

Edhe falë gatishmërisë së qeverisë italiane, ne menaxhuam momentet e vështira. Kryeministri Rama ka qënë çdo ditë në kontakt me kryeministrin italian, i cili vazhdon të jetë në gatishmëri për çdo nevojë që ne kemi.

Ju dëgjova me vëmendje ju të opozitës, dhe ndonjëri nga ju për efekt të karriges, ka trashëguar fjalorin e opozitës së parë. ky kuvend sot mbështet të gjitha aktet që bëri qeveria menjëherë për t’i mbështetur.

Qeveria solli sot në mëngjes aktin normativ, dhe Kuvendi ka sot detyrë ta miratojë.

Lidhur me buxhetin, në këtë situatë u alokua fondi i duhur pa prekur fushat e tjera të jetës. Qeveria i akordoi pension të posaçëm të gjithë familjarëve 5të viktimave.

Mjaft më me këngën e  Albana Vokshin, PPP, PPP, këtu s’kanë lidhje fare. Po flasim për rikuperimin e banorëve të prekur.

Dhe sa për PPP-të, të jeni të sigurt që gjithçka kemi bërë e kemi bërë më bindjen e plotë, për të mirën e Shqipërisë. Brenda vitit ngrihet SPAK, kush ka ankesa le ti bëjë.

Dua të falënderoj Forcat e Armatosura, policinë e shtetit, urgjencën Kombëtare, vëllezërit tonë nga Kosova për ndihmën e jashtëzakonshme dhe padyshim, pa përmendur emra se kam frikën mos gaboj, të gjitha shtetet që u solidarizuan dhe ndihmuan Shqipërinë në këto momente dramatike.

Thirrja e kryeministrit për opozitën jashtë parlamentit vlen edhe për ju këtu, mbështesni shqiptarët’, tha Balla.