fbpx

Balla nga Elbasani: Harrojeni të pengoni qoftë një zgjedhës të vetëm më 30 qershor

taulant-ballaok-1556639594.jpeg

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla theksoi nga Elbasani se zgjedhjet e 30 qershorit do mbahen.

Ai shtoi se zhvillimi i një proces normal zgjedhor brenda afatit kushtetues më 30 qershor është një betejë që Partia Socialiste do ta fitojë.

Ndërsa u shpreh se askush nuk mund të ndalojë qoftë edhe një zgjedhës të votojë ndryshe do përballet me burg.

“Në Shqipëri ka marrë fund, një herë e përgjithmonë, historia se mund të marrësh pushtet në tavolinë, apo mund të marrësh pushtet me forcë. Lulzim Basha e di fare mirë këtë, padroni i vet politik, Sali Berisha e di fare mirë këtë. Beteja jonë për të zhvilluar një proces normal zgjedhor brenda afatit kushtetues, 30 Qershor, është një betejë që ne do ta fitojmë. Do ta fitojmë, sepse vetëm kështu mund të bindet çdo banor i Shqipërisë që rregullat zbatohen njësoj.

Të gjithë jemi këtu për një ditë të vetme, 30 Qershorin, dhe harrojeni që mund të dalë dikush të pengojë, qoftë edhe një zgjedhës të vetëm në 30 Qershor. I kemi shkruar bashkë me PD nenet e kodit penal. Neni 325 e thotë shumë qartë, kush pengon një subjekt zgjedhor të zhvillojë fushatë, dënohet. Neni 330, e drejta e zgjedhjes, kush pengon një zgjedhës të vetëm të shkojë të votojë dënohet nga 2 deri në 5 vjet burg, kur kryhet në bashkëpunim.”

Ndërsa u shpreh i bindur se PS do fitojë jo vetëm zgjedhjet vendore por edhe zgjedhjet parlamentare ne vitin 2021.

“Edi Rama, jo vetëm është në krye të një qeverie legjitime, por siç do të vazhdojmë të drejtojmë Bashkinë Elbasan me Gledin, edhe në vitin 2021 me Edi Ramën do të fitojmë mandatin e tretë të PS”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303