fbpx

Balla: Opozita po bllokon votën e shqiptarëve në diasporë

Screenshot_23-1.jpg

Partia Socialiste ka mbledhur në Athinë Asamblenë e degëve të saj në gjithë Greqinë. Sekretari i Pergjithshem Taulant Balla u shpreh se kanë filluar tashmë organizimet për zgjedhjet lokale.

Kreu i grupit të PS tregoi ambicjen e partisë së majtë për të fituar në të 61 bashkitë. Ai gjithashtu akuzoi opozitën se ka bllokuar Reformën Zgjedhore, ku garantohet vota e shqiptarëve që janë jashtë Shqipërisë.

“Kemi filluar tashme organizimin elektoral per zgjedhjet e 30 qershorit. Jemi e vetmja parti ne Shqiperi qe garon per te fituar ne 61 bashkite. Asambleja ka pergatitur nje strukture organizimi te re. Per fat te keq opozita ka bllokuar Reformen Zgjedhore, voten e shqiptareve qe jetojne jashte territorit. Do bejme gjithcka qe zgjedhjet 2021 te votoni edhe ju ketu dhe kudo ne bote,” tha Balla në Asamble.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303