fbpx

Balla për Venecian: Do ruajmë konfidencialitetin deri në raportin përfundimtar

Pas zbardhjes në media të një pjese nga raporti paraprak i Komisioni të Venecias mbi çështjen e emërimit të anëtareve të Gjykatës Kushtetuese ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Në një postim në facebook,  Balla thotë se do të ruajnë konfidencialitetin siç edhe u është kërkuar nga Venecia deri në miratimin e opinionit final.

Ekspertët tanë, vijon Balla, do të përgatisin sipas kërkesës së vetë procesit, për reflektimet e pretendimeve të paleve në Opinionin Përfundimtar.

Ai nënvizon gjithashtu se deri në marrjen e Opinionit përfundimtar zyrtar, dekreti i rikthyer nga presidenca nuk do të diskutohet dhe as shqyrtohet në Kuvend, për të respektuar deri në fund Komisionin e Venecias.