Balla poston çekun: E gjetëm se si t’i bëjmë të vlefshëm këta të PD-së

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar në rrjetet sociale një dokument ku lajmëron se ka fituar gjyqin me dhëndrin e ish kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezin.

Ai thotë se ka fituar shumën prej 3000 eurosh nga gjyqi që lidhej me ccështjen e ndodhur më 25 qershor të vitit 2016, kur Balla dhe Malltezi u konfliktuan në aeroportin e Romës, ndërsa, më pas, Taulant Balla e kallëzoi atë në polici.

“Fondi për Edukimin, përmes të cilit do investojmë në kopshte dhe çerdhe, me të ardhurat që burojnë nga gjyqet me Berishët, Lulezimat dhe artistët e PD u shtua sot me një “kontribut” të vlefshëm nga dhëndri i Sali Berishës prej 3000 euro. Berishët u vetë-dorëzuan para Gjykatës italiane, duke vetë-pranuar fajin dhe turpin e vet në një betejë juridike, ku isha i bindur për fitoren.

Siç kam dhënë fjalën e gjithë kjo shumë do të shkojë për një institucion para-shkollor në Librazhd. Në ditët në vijim ky çek do t’i kalojë fëmijëve të komunitetit të nderuar rom në Librazhd. Vazhdoni të bëheni për turp në sytë e njerëzve, sepse ne kemi gjetur tashmë instrumentin si ta bëjmë të dobishëm Lulin, Saliun dhe artistët e PD😂✌️

Shpifjet që më pas frymëzojnë dhunën dhe molotovët janë fundi i asaj çfarë ka mbetur nga PD”, shkruan Taulant Balla në Facebook, teksa poston foton e mëposhtme. /real-news.tv/