Balla: PS, e gatshme për dialog me opozitën aktuale

Balla.jpg

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka qenë i pranishëm në takimin me strukturat në Elbasan, ku ka folur në lidhje me opozitën dhe negociatat me të. Balla ka thënë se PS është e gatshme të dialogojnë më opozitën aktuale, por nuk do të ketë aspak negociata.

“Dialog me opozitën aktuale? Po. Patjetër. Gjithmonë Partia Socialiste është parti e dialogut. Por, negociata me opozitën? Jo. Sepse ne dhe askush nuk ka të drejtë të negociojë në kurriz të rregullave bazë të demokracisë. Dialog me opozitën? Qysh sot dhe të gatshëm për t’i ofruar të gjitha garancitë ligjore për rregulla të qarta e të barabarta loje, por secila palë në fund duhet të mbajë përgjegjësi për vendimet që merr dhe veprimet që bën. Dhuna është e paparanueshme”, theksoi Balla.

Më tej, kreu i Grupit Parlamentar të PS iu referua zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës, të cilat i quajti të rregullta dhe rezultatet e tyre u pranuan nga të gjitha palët

“Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme do të jenë të dielën e tretë apo të katërt të Qershorit 2021. Këto janë të panegociueshme”, nënvizoi ai./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303