16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Balla publikon videon, Basha futi vezët në sallë

spot_img

Partia Socialiste ka publikuar një video ku pretendon se kreu i PD, Lulzim Basha i ka dhënë Endri Hasës vezën me të cilën ky i fundit qëlloi kryeministrin Rama.

Në video duket momenti, kur deputeti Hasa i afrohet kreut të PD, Lulzim Basha. Ata diskutojnë, por në një moment, Hasa ulet, për të marrë dy vezë, siç pretendon PS.

Kjo video është publikuar edhe nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili, me ironi thotë se Bashës iu deshën 6 muaj për të prodhuar dy vezë.

“Artist! Po ti qenke edhe regjisor, edhe skenarist. U deshën 6 muaj që “pula” Lulzim të prodhonte 2 vezë. E turpshme si një kryetar opozite degradon deri në pikën që të fshehë nën puplat e shtrenjta të xhupit të tij. Shikoni videon sesi Artisti Lulzim bën qesharak rikthimin e opozitës në Kuvend. Është Lulzim Basha që “prodhon” vezët dhe ia jep deputetit pa emër”, shkruan Balla në FB. /real-news.tv/

https://www.facebook.com/b.taulant/videos/218388622421522/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat