Balla: Reforma zgjedhore duhet tani

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla, gjatë një prononcimi për mediat theksoi se mazhoranca kërkon bashkëpunimin e opozitës për të kaluar sa më parë paketën për reformën zgjedhore.

E gjitha kjo duhet të bëhet sipas tij, për t’i paraprirë zgjedhjeve vendore të qershorit.

Sipas Ballës, është i mundur edhe mundësia për votimin elektronik në zgjedhjet lokale të qershorit

Duhet të kalojë në Kuvend sa më parë paketa për reformën zgjedhore. T’i miratojmë në kohë për t’i paraprirë zgjedhjeve të qershorit. Dua ta falënderoj ambasadorin e OSBE dhe te BE për mbështetjen që i japin procesit të reformës zgjedhore. Ambasada gjermane ka qenë e përfshirë në këshillim. Jemi në kohë për të pilotuar votimin e elektronik. I kemi mundësinë për ta bërë në zgjedhjet e qershorit dhe nëse kjo është funksionale, të bëhet edhe në nivel kombëtar. Për PS e vetmja kërkesë ka qenë çështja e votimit të shqiptarëve jashtë vendit. Me të miratuar këtë reformë zgjedhore të nisim punën edhe për çështje të tjera”- tha Balla./real-news.tv/