fbpx

Balla: Sa herë Basha ka gjyq, ashpërson tonet dhe fle tek Teatri

Kryetari i Grupit Parlamentar të partisë Socialiste Taualnt Balla ka ironizuar sot kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke deklaruar se se sa herë që kreu i opozitës ka një gjyq ka një ashpërsim të toneve dhe ngujohet në çadër ose kthehet tek Teatri Kombëtar.

“Sa herë që Lulzim Basha ka një gjyq ka një ashpërsim të toneve dhe një kthim tek teatri. Në dhjetor kishte gjyqin në Shkallë të Parë dhe Lulzim Basha flinte tek Teatri Kombëtar, dje kishte gjyqin në Gjykatën e Apel dhe mbrëmë fjeti në sallën e Teatrit Kombëtar. Sa herë Luli ka gjyq shkon tek teatri për të bërë teatër. Mos e merni seriozisht asnjëherë, pasi kur ka hall mundohet të kapet pas vagonit të fundit të zhvillimit të pakthyeshëm pas të Tiranës. Teatri nuk është vagoni i fundim, por është një prej vagonëve të shumtë të ndryshimit dhe zbukurimit të Tiranës, për ta bërë atë kryeqytetin e Shqipërisë europiane”, deklaroi Balla në Vizion Plus.

Duke folur për situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, Balla tha se qeveria po adminstron situatën e vështirë dhe ftoi qytetarët të ruajnë distancat dhe higjenën, për të dalë faqebardhe në luftën me armikun e padukshëm.