Balla zihet keq me Rudina Hajdarin, deklarata e saj nxehu gjakrat

ps-1.jpg

Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, teksa prezantoi projektrezolutën për ndërhyrjet e jashtme në sistemet elektorale u përball dhe me pyetjet e anëtarëve të Komisionit të Jashtëm.

Ai foli edhe për ndërtimin e rrjetit 5G, ndërsa tha se nuk duhen ngatërruar dy gjëra të ndryshme siç janë; ndërtimi i rrjetit në vetvete dhe kompania që do të përzgjidhet ta ndërtojë atë. Sipas tij, Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe siguria e qytetarëve të saj, përfshirë të dhënat e tyre personale janë angazhime primare.

Kreu i grupit parlamentar të PS u përfshi në një diskutim edhe me deputeten demokrate, Rudina Hajdari, e cila tha se Shqipëria nuk ka pse të frikësohet nga ndërhyrjet ruse pasi është aleate e SHBA dhe BE-së.

Deputetja Hajdari theksoi se shqetësimi kryesor sot i shqiptarëve nuk janë ndikimet ruse, por liderët politikë në vend që manifestojnë sjellje autoritare.  Duke folur për projektrezolutën kundër ndikimeve të huaja në zgjedhje, Hajdari i tha Ballës se në thelb rezoluta e prpozuar prej tij është kundër shefit të vet, duke nënkuptuar këtu kryeministrin,Edi Ramën, i cili sipas saj ka shfaqur shenja autoritare.

Pjesë nga diskutimi në Komision:

Hajdari: Po bëni një rezolutë kundër shefit tuaj. Pse duhet të kesh frikë nga ndërhyrjet ruse. Këtu jemi në një realitet që nuk kemi frikë, sepse shqiptarët mbështesin BE dhe SHBA. Problemin kryesor e kemi me liderët tanë dhe çështjet që ngriti Bushati janë me vend, Unë nuk e shoh të nevojshme të merremi me një gjë të tillë”

Balla: Ne në zgjedhjet në 2021 nuk do të kemi ide përmes dezinformimit, por përmes ideve dhe programeve. Në fund, dua të bëj një sqarim  për një dezinformim që ka lindur me atë që quhet rrejti 5 G. Rrjeti 5G është rrejti me i avancuar me një shpejtësi me rrjetet e mëparshme dhe ky rrejt, aktualisht në Europë është funksional në Gjermani, në Berlin dhe vijon shtrirja në pjesë të tjetra të Gjermanisë.

Një prej operatorëve në Shqipëri ka lançuar idenë, nuk kam informacion nëse ka nisur ndërtimin e rrjetit, nuk duhet të ngatërrojmë ndërtimin e rrjetit 5g me kompanitë që ndërtojnë këtë rrjet. E rëndësishme është që ky rrjet, tek i cili në 10 vitet e ardhshme të gjitha shoqëritë tonë do të vendosin të gjitha sistemet dhe të dhënat e domosdoshme të jetës së përditshme, padyshim që duhet të jetë që rrjeti të jetë i ndërtuar nga kompanitë që kanë certifikatë të domosdoshme. Jemi anëtarë të NATO dhe do të jemi edhe anëtarë të BE.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303