fbpx

Ballistët e Tetovës: Zemra më djeg kur të shoh në zi, bëhu e fortë nëna Shqipëri

Foto-Sporti-Ballistet-e-Tetoves.jpg

Tjetër mesazh sensibilizues vjen për Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut. Pas 1 minute heshtje që u mbajt në të gjitha ndeshjet e luajtura këtë të mërkurë në futbollin maqedonas, vendim i marrë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut për viktimat e tërmetit në Shqipëri, nuk kanë munguar as mesazhet emocionues nga tifozët shqiptarë në Maqedonin e Veriut. Tifogrupi “Ballistët” e Tetovës, kanë shpalosur ditën e sotme në përballjen ndaj Struga Trim & Lum, një banderolë ku shkruhej “Zemra më djeg kur të shoh në zi, bëhu e fortë nëna Shqipëri”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303