Balliu flet për arrestimin e tij: Piva kafe me banorët e ‘Astirit’ dhe po ikja te makina kur…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka folur në lidhje me arrestimin e tij së bashku me banorët e ‘Astirit’.

Ai ka bërë me dije se është shoqëruar nga policia menjëherë pasi ka përfunduar protesta  e banorëve, teksa po shkonte për tek makina e tij.

Këto deklarata dhe të tjera, Balliu i ka dhënë për emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut.

Pyetje: Si ndodhi arrestimi juaj?

Klevis Balliu: Pasi unë takova banorët dhe piva kafe me ta, unë më pas u drejtova tek makina ime. Pashë një person që doli para makinës dhe pas tij erdhën disa policë për të më shoqëruar. Me thanë qe duhet të vish me ne me furgonin e policisë. Isha i vetëm me dhjetë policë në furgonin e policisë. Këto janë detaje që nuk zgjidhin as çështjen dhe as problemin  e atyre qytetarëve. Akuzën e mësova kur bisedova me drejtorin. Unë jam arrestuar pasi kam marrë pjesë në një tubim të ligjshëm dhe jo të paligjshëm. Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi nga i pari tek i fundit.

Si vjen dhe me dhunë bllokon një protestë, për të cilën kam njoftuar më parë. Vendimi për të mbajtur në burg qytetarët është tërësisht i paligjshëm dhe tërësisht politik. Policia ka shkelur ligjin. Akuza është pjesëmarrja në tubim të paligjshëm dhe jo për bllokim rruge. As unë dhe askush aty nuk ka shkelur asnjë ligj. Protesta ka qenë paqësore, ndërsa  banorët me zgjuarsi kanë evituar sherret. 600 forca policore sjellin tek Unaza. Unë  e kam me krenari që jam me ata banorë. Unë i quaj miq. Ata janë heronj dhe qendrestarë të jashtëzakonshëm. Sot kauza atje nuk është më vetëm për shtëpitë, por është një kauzë kombëtare, për mua, për ty dhe për të gjithë qytetarët. Arrestimi im është bërë me urdhër politik. Nuk tremben, por e quaj veten me fat që jam me Partinë Demokratike për betejën për demokraci për zgjedhje të lira dhe demokratike.