fbpx

Balluku e veshur me të zeza reagon për lajmin tragjik: Ne jemi pranë tyre!

balluku.png

Ministrja Belinda Balluku ka ngushëlluar familjarët e dy punonjësve të OSHEE, të cilët ndërruan jetë mëngjesin e sotëm pas një aksidenti fatal.

Ajo tha gjatë fjalës së saj se do të jetë pranë familjeve të viktimave si dhe do të ketë një përkujdesje ndaj tyre.

“Njoftojmë humbjen e ekipit tonë të OSHEE me detyrë elektricist në degën e OSHEE Gjirokastër te cilët janë nisur për të rregulluar defekt. Pas ndërprerjes së komunikimit ka nisur puna për gjetjen e trupave. OSHEE do të kujdeset për familjet e dy punonjësve të rënë në krye të detyrës. Ne jemi pranë tyre. Kam drejtuar nga drejtuesit të paraqesin kërkesën për shpërblim të punonjësve që kanë punuar këto ditë në këtë mot ekstrem”, tha Balluku gjatë fjalës së saj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303