Balluku flet për taksën në rrugën Tiranë-Durrës

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka folur pak çaste më parë pikërisht për taksën në rrugën Tiranë-Durrës.

Ajo u shpreh se rruga nuk do jetë me pagesë deri në shtator, por me tej do të hapet gara për fituesin e radhës.

“Ne po punojmë, në vjeshtë projekti të shpallet për garë dhe më pas të kemi një garë transparente për të qenë fituesi i radhës dhe më pas të fillojnë punimet dhe jo që në shtator do të fillojë kalimi me pagesë. Do të ketë një dialog publik. të gjitha rrugët që në të ardhmen do të jenë me pagesë do të kenë gjithmonë rrugë alternative. Asnjë mundësi e vetme nuk do të jetë asnjëherë me pagesë”, tha Balluku.

Më tej, ajo njoftoi se do të ketë dialog me qytetarët lidhur me taksën.