Baltë dhe erë e keqe në ‘Miami Beach’, Golem

Disa pamje nga Miami Beach në Golem janë dërguar nga një qytetar pranë redaksisë së ‘Real News’.

Qytetari shkruan se zona e plazhit është mbytur nga balta dhe aroma aspak e këndshme.

Sipas tij, për këtë problematikë nuk është bërë asgjë dhe situata vazhdon të jetë e njëjtë gjatë gjithë vitit.

“Prsh Real News. Këto pamje vijnë nga Miami Beach, Golem. Shikoni se si  vendi është mbytur nga balta dhe era e keqe. E njëjta situatë është si në verë ashtu edhe dimër”, shkruam qytetari.

Nga fotot duke qartë se si rrugët janë të mbushura gjithë baltë dhe gropa./real-news.tv