Bamir Topi deklaratë të fortë: E kam parë Ramën të rrëzuar

bamiro.jpg

Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi ka vlerësuar si lajm të keq, nëse kryeminsitri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha do të ulen sipas tij për pazare.

I ftuar në emisionin “Aktualitet”, ai theksoi se Rama nuk luftohet me biseda në studio.

“Nëse ulen për pazare, është lajm jashtëzakonisht i keq. Unë e shoh që Rama nuk luftohet me biseda në studio. Kur e kam parë unë Ramën të rrezikuar? E kam parë Ramën si kryeministër të rrëzuar para studentëve. Studentët e detyruan të jepte deklarata interesante nëpër emisione dhe e mposhtën“, është shprehur Topi.

scroll to top