Bamir Topi tregon se në ç’hall ka rënë Ilir Meta

Ish-presidenti, Bamir Topi ka komentuar nismën kryeministrit Edi Rama për shkakrimin e presidentit. Nga emisioni OPEN në Top Channel, Bamir Topi deklaroi seqë prej marrëveshjes së 2008 Shqipëria nuk është më republikë parlamentare, por republikë kryeministrore.

Të gjithë presidentët e tranzicionit kanë kaluar sfida. Nuk besoj se pas periudhës së presidentit Berisha, dikush të ketë kaluar në qetësi mandatin presidencial. Gjithçka që po ndodh është për shkak të asaj marrëveshje të datës 15 prill 2008. Pas 2008, institucioni i presidentit u bë më i dobët. CIlido që të jetë në presidencë nuk do të ketë iluzion se është nën tutetëln e kryetarit të mazhoramncës. Kemi republikë kryeministrore, jo parlamentare. Është dëmtuar rëndë sistemi dhe balanca e institucioneve”, tha Topi.

Pyetjes se kush ka të drejtë, Rama apo Meta, Topi iu përgjigj kështu: “Këtë nuk mund ta thëm kurrë. Këto lloj konfliktesh ua besoj institucioneve, si gjykata kushtetuese. Nuk besoj që dikush duhet të marrë guximin nëse maxhoranca ka të drejtë apo nuk ka të drejtë”.