fbpx

Banderola, FSHF jep dënimin për Partizanin

parulla-1.jpg

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka dënuar Partizanin për banderolën e tifozëve në shkallët e stadiumit.

Partizani është dënuar me dy ndeshje pa tifozë për banderolën ku shkruhej “1 grek më pak, 1 bastard më pak”.

“KF Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende të forta brenda rrethimit të fushës se lojës dhe për paraqitje të parullave fyese dhe raciste, në bazë të nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e dy ndeshjeve pa spektatorë në fushën përkatese”, lexohet në vendimin e Komisionit të Disiplinës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *