fbpx

Banesa ‘përpihet’ nga flakët, e moshuara nuk arrin dot të dalë, dyshohet se zjarri…

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhurr në fshatin Poloskë të Devollit, ku një banesë është përfshirë nga flakët dhe për pasojë ka ndërruar jetë një e moshuar që jetonte aty.

E moshuara nuk ka mundur të dalë dot në kohë nga banesa.

Viktima ishte Nezaqet Gjoza e moshës 90 vjeç.

Zjarri dyshohet të ketë rënë aksidentalisht.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e mëtejshme.