fbpx

Banesat e dëmtuara/ Meta në terren me ekspertët nga Izraeli, ja çfarë bën me dije

Presidenti Ilir Meta ndodhet në terren për inspektimin e banesave të dëmtuara pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ai i është bashkuar një grupi ekspertësh nga Izraeli, ku këtë e ka bërë të ditur vetë ai.

“Sapo përfunduam një verifikim të ri të një banese 4 katëshe në Armathë me ekspertët e palodhur izraelitë.

Besoj tani edhe banorët janë më të qartë dhe të qetë se pardje. E rëndësishme është tani të ndjekim udhëzimet e duhura për përforcimin dhe riparimet e dëmeve me përgjegjësi të plotë ligjore”, shkruan Meta.