fbpx

Banesat e dëmtuara nga tërmeti/ Banorët e Durrësit ngrihen sërish në protesta

Banorët e Durrësit kanë dal sot në protest përpara bashkisë për t’i kërkuar sqarime lidhur me procesin e rindërtimit për banesat e dëmtuara nga tërmeti fatal i 26 nëntorit.

Qytetarët janë shprehur se kanë kaluar 6 muaj nga tërmeti dhe se ende nuk kanë nisur punimet për ndërtimin e shtëpive

Për të tretën herë, banorët e lagjes nr. 17 në qytetin e Durrësit, kanë vendosur të protestojnë para Bashkisë së Durrësit, por ende s’kanë marrë një përgjigje.