fbpx

Banka e Anglisë: Dalja nga BE pa marrëveshje do të dëmtonte ekonominë e Britanisë

p06t34l6.jpg

Banka e Anglisë ka paralajmëruar se dalja e Mbretërisë së Bashkkuar nga BE pa një marrëveshje do të shkaktonte një rënie ekonomike më të keqe sesa kriza financiare.

Sipas bankës, ekonomia në Mbretërinë e Bashkuar mund të tkurrej me 8% në mënyrë të menjëhershme nëse nuk ka periudhë tranzicioni, ndërkohë që çmimet e shtëpive mund të bien.

Banka e Anglisë paralajmëroi gjithashtu se monedha paund mund të bjerë me një të katërtën.

Analiza e Bankës vjen pasi Thesari thotë se Britania e Madhe do të jetë më keq në çdo formë të Brexit.

Skenari i bankës nuk është ajo që pritet të ndodhë, por paraqet një skenar më të keq, bazuar në një të ashtuquajtur “Brexit të çrregullt”.

Skenari parashikon periudhën pesëvjeçare pasi Britania e Madhe largohet nga BE.

Por deri në fund të vitit 2023, ekonomia pritet të rifillojë rritjen.

“Këto janë skenarë që nuk janë parashikime. Ata ilustrojnë se çfarë mund të ndodhë, jo domosdoshmërisht ajo që ka më shumë gjasa të ndodhë.

Të marra së bashku, skenarët theksojnë se ndikimi i Brexit do të varet nga drejtimi, madhësia dhe shpejtësia e efektit të zvogëlimit të hapjes së ekonomisë në Mbretërinë e Bashkuar”, tha guvernatori i Bankës së Anglisë Mark Carney.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *