Banorët e Astirit: Jemi me studentët, nesër në protestë

Ka nisur dita e 39-të e protestës së banorëve te ‘Unaza e Re’, të cilët vazhdojnë ende me thirrjet e tyre kundrejt kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij për dëmshpërblimet e plota të banesave.

Ndërkohë, sot ata kanë lëshuar një tjetër thirrje, por kësaj radhe ndaj studentëve. Ata theksojnë se do të jenë nesër në protestë përpara Kryeministrisë, për të mbështetur studentët.

“E duam Shqipërinë pa Edi Ramën, sepse ai është një kriminel, hajdut dhe mashtrues. Jemi me studentët, studentët janë bijtë tanë. Nesër në orën 9 të gjithë bashkuar, të gjithë të bashkuar jemi të fituar”, thanë banorët nga Astiri.

Kujtojmë që studentët paralajmëruan se nesër do të zhvillohet protesta kombëtare, ku kanë ftuar të gjithë qytetarët që t`i bashkëngjiten atyre dhe të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Lër një koment