Banorët e Astirit “marshojnë” drejt shtëpisë së Ramës në Surrel

Në ditë e 66-të të protestës së tyre, banorët e Astirit kanë zgjedhur sonte të ndryshojnë “kurs” të protestës së tyre. Ata të shoqëruar edhe nga deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu do të marshojnë drejt shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel.

Sipas informacioneve ata do të mbajnë me vete disa pishtarë teksa do t’i afrohen shtëpisë së shefit të qeverisë. /real-news.tv/

 

Lër një koment