32.5 C
Tirana
E mërkurë, 19 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Banorët e ‘Astirit’ mbështesin emigrantët

spot_img

Ka nisur dita e 3-të e protestës së emigrantëve përpara Kryeministrisë. Protestës së diaporës  janë bashkuar edhe banorët e ‘Astirit’, të cilët vazhdojnë ende revoltën e tyre për dëmshpërblimin e plotë të banesave.

Me pankarta në duar, protestuesit lëshojnë thirrje kundër qeverisë së Ramës. Madje, protestuesit i kanë bërë thirrje edhe qytetarëve, që tu bashkohen të gjithë protestës së tyre kundër kryeministrit.

“I bëj thirrje gjithë shqiptarëve, kudo që janë, të vijnë të bashkohen në protestë për ta rrëzuar këtë qeveri, se ky kryeministër nuk di gjë tjetër vetëm të na burgosë, të na bëjë presione, mashtrime. Tek Unaza e Re është përpjekur shumë të na përçajë, të na blejë, por ne nuk blihemi. Edi Rama, të ka ardhur ora të ikësh”, tha një protestues./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat