Banorët e ‘Astirit’ rezistencë, bllokojnë rrugët

Ka nisur protesta e banorëve te ‘Unaza e Re’, të cilën vazhdojnë të protestojnë për plot 46 ditë. Ata sërish kanë veshur jelekët portokalli për të treguar revoltë ndaj qeverisë dhe lëshojnë thirrje me pankarta në duar.

Banorët kanë bllokuar rrugët kryesore dhe thonë se do vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë derisa zëri i tyre të dëgjohet.

Siç dihet tanimë, ata kërkojë dëmshpërblim të plotë për banesat e tyre nga qeveria.

‘Qeveria hajdute’ dhe ‘E duam Shqipërinë pa Edi Ramën’ ishin thirrjet e banorëve.

Deputetë të opozitës dhe kreu i saj, Lulzim Basha ndodhen në protestë për të mbështetur banorët e Astirit./real-news.tv

LIVE – Kryetari Basha dhe grupi i Partisë Demokratike në mbështetje protestës së banorëve të Unazës së re, të cilët protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga megavjedhja 40 milionë euro e qeverisë!

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mercredi 19 décembre 2018

Lër një koment