Banorët e Bregut të Lumit në protestë: Nuk i lëmë shtëpitë pa gjak

bregu-i-lumit-proteste-767x450.jpg

Banorët e Bregut të Lumit, banesat e të cilëve rrezikojnë shembjen nga ndërtimi i projektit të “Unazës së Madhe”, protestuan edhe pasditen e së shtunës.

Një nga protestuesit, teksa u bëri thirrje autoriteteve për plotësimin e kërkesave të tyre, tha se banorët nuk i braktisin shtëpitë e tyre pa gjak.

“I bëj thirrje Erion Velisë të ulet në gjunjë me këtë popull fukara dhe të na japë djersën tonë. Të na japë lekët tona, se ky popull ka hedhur djersën këtu. Ky popull nuk vjen nga Afganistani, janë qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Kemi paguar ujë, drita dhe të gjithë taksat”, thonë banorët.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303