Fundjava që lamë pas, nuk ishte fare i qetë për banorët e Zhabarit të Mitrovicë.
Disa drita që ishin shfaqur mbi qiellin e Zhabarit, kishin alarmuar banorët e këtij fshati, duke aluduar se ishin UFO-të.
Banorët nga atje përmes rrjeteve sociale, kishin shpërndarë fotografi ku shiheshin disa drita duke lëvizur në qiell, ndërsa për to kishin menduar se janë pjatat fluturuese të jashtëtokësoreve.
Por e vërteta duket të jetë krejt ndryshe dhe që s’ka të bëj fare me UFO-të, pasi dritat e shfaqura në qiell ishin nga diskotekat në veri të Mitrovicës.
Për më shumë shihni videon në linkun e mëposhtëm:
https://video.gjirafa.com/78224654-2496764163734536-2960881558292004864-n-mp4