fbpx

Banorët e Shijakut në protestë, bllokojnë rrugën

shijak.jpg

Banorët e Shijakut kanë bllokuar për disa minuta rrugën Durrës-Shijak në shenjë proteste për shkak të rrugës së amortizuar.

Dhjetëra banorë të Shijakut, kryesisht të rinj, kanë dalë në protestë për gjendjen e keqe në të cilën ndodhet rruga e tyre.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rikonstruksionin e rrugës që lidh Shijakun me Durrësin.

Sipas tyre, rruga është tërësisht e rrënuar sa kohët e fundit është bërë i pa mundur kalimi në të.

Gjatë protestës së tyre, ata kanë bllokuar rrugën me kazanë plehrash duke i vënë më pas flakën. Ata shprehen se protesta e tyre synon sensibilizimin e pushtetit vendor për riparimin e segmentit. Pas ndërhyrjes së policisë, rruga u hap duke bërë të mundur edhe qarkullimin e mjeteve.

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *