Banorët e Shkodrës dalin në protestë, lëshojnë thirrjen urgjente ndaj Voltana Ademit

voltana_ademi.jpg

Disa banorë në Shkodër kanë dalë sot në protestë lidhur me vendimin e Bashkisë për mbylljen kopshtit në shkollën ”Ndoc Mazi”, duke thënë se ky kopsht ka qenë i hapur prej 50-vjetësh dhe që edukatorja e këtij kopshti është transferuar në një kopsht tjetër.

”Ne nuk e dimë arsyen përse edukatorja është transferuar por nuk mund të sillen me popullin në këtë mënyrë pasi ne nuk i dimë punët e tyre ,ne duam drejtësi dhe kopshtin të hapur”, thonë banorët.

Ata gjithashtu shprehen se nuk kanë mundësi ti dërgojnë fëmijët në kopshte private pasi përveçse janë me pagesë janë edhe shumë larg shtëpisë dhe nuk mund ta bëjnë këtë rrugë çdo ditë

Banorët shprehen se janë shumë të kënaqur nga edukatorja e fëmijëve të tyre dhe nuk e kuptojnë arsyen e këtij vendimi të papritur

”Fëmijët nuk i dërgojmë në asnjë kopsht tjetër sepse nuk kemi arsye përse ta bëjmë për sa kohë e kemi jo vetëm afër shtëpive por edhe pa pagesë” shprehen ata.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303