Banorët e Unazës 141 ditë në protestë

Një protestë tashmë rekord është ajo e banorëve të Unazës së Re në kryeqytet. Sot ata ishin në ditën e 141-të të revoltës së tyre kundër vendimit për prishjen e shtëpive.

Edhe sot ata kanë bllokuar rrugën. Banorët me thirrje dhe pankarta kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Ti s’ke guxim të mbështetesh qytetarin kur është në të drejtën e tij. Në Unazë të Re do të presim siç e meriton ti vemje dhe hajdut. Protesta jonë do të jetë shumë paqësore. Të pamë dje që bërë show-n e radhës. Edhe vendet i kishe mbushur me flamuj, për të fshehur që nuk kishe njerëz. Ti je i mbaruar. Rama ik.” – u shprehen banorët gjatë protestës. /real-news.tv/