Banorët e ‘Unazës së Re’ tek Kuvendi: Jemi me studentët

48394097_497184477442131_7919639550287151104_n.jpg

Studentët e kanë zhvendosur protestën e tyre në ditën e 16 të saj para Kuvendit, aty ku po zhvillohet seanca plenare për ditën e sotme. Studentët  këmbëngulin që qeveria të plotësojë 8 kërkesat e tyre.

Ndërkohë, atyre iu janë bashkuar edhe banorët e “Unazës së Re”. Ata komentuan lirimin e Dorian Protuduarit, ndërsa theksuan se kjo ishte një drejtësi e e vonuar.

Sipas tyre, autorët  e vjedhjes tek Unaza e Re janë Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro, duke shtuar se po të kishte prokurori, të dy sot do të ishin në burg.

“Vijmë dhe mbështesin studentët, se sot ishim tek gjykata e Apelit. Protesta jonë vazhdon dhe do vijojë deri në fund. Sot Dorian Protuduari u lirua, por kjo është një drejtësi e vonuar. Autorët e vjedhjes së unazës së re është Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro. Po të kishte sot prokurori ata do ishin në burg”, tha një nga banorët.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303