fbpx

Banorët në Fushë-Krujë: Përshkallëzim protestash

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462.jpg

Ka nisur dita e dytë e protestës së qytetarëve të Fushë-Krujës ndaj rritjes së çmimit të naftës. Ata kanë bllokuar akset kryesore, ku kërkojnë që thirrjet e tyre të dëgjohen nga qeveria.

Por, së fundmi ata kanë marrë një vendim. “Do të nisemi për në Tiranë”, ishin fjalët e protestuesve.

Banorët do të vijnë drejt kryeqytetit për të protestuar jo vetëm për kauzën e tyre, por edhe për të mbështetur studentët.

Për mediat, ata janë shprehur se do fillojë përshkallëzimi i protestave, të cilat do të jenë të njëpasnjëshme. Bëhet me dije që nuk ka pasur asnjë incident deri më tani

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *