Me banorët e ‘Unazës’ edhe shoqëria civile me artistët

Protestës së banorëve të zonës së “Astirit”, i janë bashkuar edhe shoqëria civile. Këtë mbrëmje, kur kanë kaluar më shumë se dy javë në protestë, banorëve u janë bashkuar edhe artistë dhe aktivistë të shoqërisë civile, mes të cilëve edhe artistë.

Aktori Neritan Liçaj dhe regjisori Robert Budina mbajtën një fjalë para banorëve të mbledhur këtë mbrëmje në rrugë pranë Unazës së Re, duke i përgëzuar ata për zërin që po ngrenë. Liçaj tha se banorët duhet të rezistojnë derisa kërkesat e tyre të plotësohen.

“Asgjë nuk ka më të fortë se qytetari ky vend”, tha aktori Liçaj. “Mblidh mendjen se nuk e ke mirë kështu”, – u dëgjua të thotë Liçaj duke ju drejtuar kryeministrit Edi Rama edhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ndërkohë, banorët e zonës, shtëpitë e të cilëve do të shemben pasi preken nga projekti i Unazës së Madhe u shprehën këtë mbrëmje edhe më të revoltuar. “Do të bëhet ’97 nëse ai nuk dëmshpërblen plotësisht shtëpitë tona. Duam dëmshpërblim të plotë për të gjitha shtëpitë. Janë ndërtuar këtu e 30 vjet më parë, paguajmë taksa në këtë shtet”, tha një banore.

Shoqëria civile e prnaishmë në protestë, e quajti brutal shtetin dhe projektin për ndërtimin e rrugës së Unazës së Madhe, një ndërhyrje jo transparente.

Në ditën e 17 të protestës, janë ndjerë sërish vështirësi në qarkullimin e automjeteve në zonën e “Astirit”.

 

Lër një koment