fbpx

Barack Obama ka një këshillë për Jennifer Lopez e të dashurin e saj

Screenshot_8-5.jpg

Pak ditë më parë, këngëtarja e famshme Jennifer Lopez mori një propozim për martesë shumë romantik nga i dashuri i saj, Alex Rodriguez.

Çifti ndodhej me pushime, kur Alex vendosi që me një unazë me diamant super të madh t’i kërkonte JLo që të martohej me të.

Lidhur me fejesën e tyre, ish-Presidenti amerikan Barack Obama ka vendosur që t’u shkruaj një letër dhe t’i urojë.

Urimi i Obama-s ishte sipas mënyrës tradicionale, duke përdorur një stilolaps dhe një letër, ndryshe nga koha e teknologjisë.

“Jennifer dhe Alex. Michelle dhe unë duam t’ju urojmë në fejesën tuaj. Pas 26-vitesh bashkë, ne mund t’ju themi se pavarësisht sfidave që mund të sjellë jeta, nëse ndahen me njeriun që do, i bën gjërat më të bukura”, shkruhet në kartolinën e Obama-s.

Ishte ish-lojtari i bejsbollit, Alex ai që e publikoi letrën në rrjetet sociale, me mbishkrimin se ky gjest do të thoshte shumë për ta.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303