fbpx

Barazimi me Jordaninë / Duka: Rezultati nuk më pëlqeu, por ishte test për disa lojtarë

Armand-Duka.jpg

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka folur për mediat pas barazimit të Shqipërisë ndaj Jordanisë.

Ai shprehet se rezultati nuk e ka kënaqur dhe se nuk mund të gjejë ndryshimin mes kësaj paraqitjeje dhe asaj kundër Skocisë.

“Rezultati nuk më pëlqeu por pati mobilizim dhe goxha lojtarë të rinj në fushë për tu përgatitur për Izraelin.

Shpresoj ta marrin në Izrael rezultatin., nuk e di nëse ishim më mirë se ndaj Skocisë pasi kishim rival të dobët përballë.

Kjo ndeshje ishte e rëndësishme jo vetëm te përgatitja për Izraelin por edhe testi i disa lojtarëve për t’i pasur si alternativa në të ardhmen.

Uzuni ishte test i mirë dhe më vjen keq për Mihajn që u dëmtua në fillim, pasi është mbrojtës i mirë”,- përfundoi Duka.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *