Barça rikthehet te kryesimi, ngec Aletico

Barcelona u rikthye te kryesimi i tabelës pasi mposhti Villarealin në “Camp Nou”-t.

Qendërmbrojtësi Gerard Pique në minutën e 86’ dhe i riu Carles Alena në të 87-ën, ishin autorët e golave për katalanët, në sfidën ndaj “Nëndetëses së verdhë”.

Tashmë skuadra e Valverdes është në pritje të sfidës së Sevillas, në transfertën ndaj Alavesit.

Më herët, Atletico Madrid nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën e luajtur përballë Gironës, ndërsa golat u shënuan nga Stuani për vendasit dhe Diego Costa për madrilenët.

Lër një koment