fbpx

Sot Champions, kryendeshja Liverpool – Napoli

Screenshot_12-7.jpg

Luhet sonte raundi i gjashtë dhe i fundit i ndeshjeve në gjysmën e grupeve të Champions League, që do të përcaktohë përfundimisht 8 skuadrat që kualifikohen në fazën tjetër dhe 4 të tjera që do ta vijojnë rrugëtimin në Europa League.

Në Grupin A gjithçka është përcaktuar, Atletico Madrit dhe Dortmundi janë kualifikuar, ndërsa Club Brugge ka siguruar vendin e tretë, ndaj dy ndeshjet e fundit Brugge – Atletico Madrid dhe Monaco – Dortmund kanë vlerë vetëm për të parë se cila skuadër do ta mbyllë këtë fazë në vendin e parë.

Në Grupin B, ku Barcelona tashmë e ka siguruar vendin e parë, Interi dhe Tottenhami luftojnë për vendin e dytë. Zikaltrit janë të favorizuar pasi presin PSV-në, ndërsa Spurs-at luajnë në fushën e Barcelonës. Nëse londinezët fitojnë në “Camp Nou”, e kanë të sigurt vendin e dytë, por nëse barazojnë, avacojnë vetëm nëse nuk fiton Interi.

Në Grupin C situata është shumë e komplikuar. PSG, që aktualisht mban vendin e tretë, e ka të sigurt kualifikimin me fitoren e mundshme në fushën e Crvena Zvezdas, ndërsa në përballje tjetër, Liverpool – Napoli, fitorja e të kuqve nxjerr jashtë loje skuadrën e Ancelottit, sigurisht duke presupozuar se Parisi do të fitojë në Beograd.

Në Grupin D (luhen Galatasaray-Porto dhe Schalke -Lokomotiva e Moskës) nuk ka dilema për kreun, Porto dhe Schalke ndajnë vendin e parë dhe të dytë, ndërsa Galatasaray dhe Lokomotiva e Moskës, që ndahen nga vetëm vetëm një pikë,  luftojnë për vendin e tretë.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *