fbpx

Barcelona e rrezikuar nga sulmet terroriste për Krishtlindje

barcelona.jpg

Qyteti i Barcelonës në Spanjë u vendos në alarm ditën e sotme pasi Departamenti i Shtetit i SHBA-ve, paralajmëroi rrezikun e sulmeve terroriste gjatë festës së Krishtlindjes. Kujdesi u rrit rreth zonave ku lëvizin automjetet transportuese përfshirë autobusët në pjesën e Las Ramblas të Barcelonës.

“Terroristët mund të sulmojnë me pak ose asnjë paralajmërim, duke shënjestruar lokacionet e turistëve, qendrat e transportit dhe zonat tjera publike” paralajmëroi Byroja e çështjeve konsullore të Departamentit të Shtetit të hënën përmes Twitterit.

I pyetur gjatë një interviste në Rac1 radio, ministri i Brendshëm rajonal, Miquel Buch tha se policia “po angazhohet në trajtimin e këtij kërcënimi”.

Gazeta “El Peridico de Catalunya” njoftoi se policia rajonale ka lëshuar një qarkore të brendshme ku thuhet se një person mund të tentojë të godasë turmën me autobusë./real-news.tv/

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *