Barcelona kërkon dy lojtarët e Interit?

Barcelona kërkon dy lojtarë të Interit për të përforcuar skuadrën që pas dëmtimit të Luis Suarez. Fillimisht mediat folën se katalanasit ishin të interesuar vetëm për sulmuesin Lautaro Martinezin, por mesa duket klubi i Barcelonës interesohet dhe për shërbimet e  Alessandro Bastoni.

Barça ishte gati të paguante klauzolën prej 111 milionë eurosh të Martinezit në muajin qershor, por rrethanat e detyrojnë që të përforcojë sulmin që në janar.

Duke qenë se ky operacion vështirë se mund të mbyllet në janar, gjithçka do të shtyhet për në verë dhe Marotta ka nisur të kërkojë edhe një zëvendësues në mbrojtje për Bastonin.