fbpx

“Barcelona nuk di çfarë është respekti”, Dani Alves shpërthen në rrjetet sociale

Luis Suarez u largua nga Barcelona për tek rivalët e Atletico Madrid dhe sigurisht reagimet ishin të shumta. I tillë ishte dhe postimi i Lionel Messit në Instagram ku nuk munguan komentet nga ish-lojtarë të Barcelonës.

Kapiteni i blaugranve i uron fat mikut të tij në aventurën e re, por nuk ngurron të thumbojë edhe drejtuesit e klubit. Argjentinasi i akuzon ata se po e largojnë Suarezin pa të drejtë dhe nuk është aspak i habitur nga ky vendim.

Sigurisht as ish-mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, nuk mungoi të komentonte dhe fjalët e tij janë mëse të qarta. “Ky realitet është prej disa kohësh. Vetëm konfirmohet vit pas viti. Nuk ka të bëjë me fitoret apo humbjet e ekipit, ne e dimë shumë mirë këtë gjë. Ka të bëjë me respektin dhe ata nuk e dinë këtë. Vazhdojnë të bëjnë po të njëjtin gabim”, shprehet braziliani.
Gjithashtu një koment pati dhe nga Neymar, i cili i akuzon drejtuesit katalanas për mënyrën se si ata i bëjnë gjërat.