fbpx

Bardh Spahia u la i lirë, reagon PD: Ndalim i paligjshëm dhe politik

Bardh-spahia-e1562858329142.jpg

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia fitoi lirinë e tij pas vendimit që mori Gjykata e Apelit në Shkodër.

Ivi Kaso, eksperti i çështjeve zgjedhore në Partinë Demokratike ka reaguar lidhur me arrestimin e Spahisë duke e quajtur të paligjshëm dhe totalisht politik.

“U vërtetua që ndalimi i Bardh Shahisë ka qenë i paligjshëm dhe ka qenë një ndalim thjesht politik nga policia politike. Të gjithë ata që janë përgjegjës të këtyre ndalimeve të paligjshme do të japin llogari. Ndalimi i Bardh Spahisë është bërë për ta penguar që të jetë aktiv gjatë votimeve absurde të 30 qershorit në të cilat PD nuk mori pjesë”, nënvizoi Kaso./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303