fbpx

Bardhebluve i rikthehet kapiteni, Gentian Muça firmos me Tiranën

FF94377B-F858-4769-B0CA-7B9040502474.jpeg

Ndodhi ajo që përflitej ditët e fundit. Ish-kapiteni i bardhebluve është rikthyer në “shtëpi”. Vetëm një vit ka zgjatur aventura e Gentian Muçës jashtë Tiranës. 34-vjeçari që sezonin e shkuar iu bashkua për pak kohë Prishtinës, do të vijojë karrierën me bardheblutë.

Mbrojtësi shtatlartë, kandidoi për deputet, nën siglën e Partisë Demokratike në Tiranë, në zgjedhjet e 25 prillit. Por nëse Muçën nuk do ta shohim në shtator në parlament, atë do ta shohin sërish në fushën e blertë, duke mbrojtur ngjyrat e fanelës bardheblu të kryeqytetit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303